Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar se ushtria e saj ka kapur 2 ushtarë rusë.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës postoi fotot e dy ushtarëve rusë, të cilët thuhet se janë nga njësia 91701 e pushkës së motorizuar Yampol. Më herët gjatë ditës, Rusia nisi një sulm të gjerë në Ukrainë, duke goditur qytete dhe baza me sulme ajrore.

Por, një episod i veçantë ka ndodhur me ushtarët rusë, sepse ata janë lejuar nga ukrainasit të kontaktojnë me familjet e tyre.

Ndër te tjera në video transmetohet pjesa kur ai i thotë prindërve se është kapur rob në Ukrainë dhe se duhet të gjejnë një zgjidhje!

“Jam kapur rob në Ukrainë Mama! Ata na thanë të shkonim dhe ne e bëmë! Duhet të gjejmë një zgjidhje. Askush nuk e dinte. Më duhet ndihmë mama, ankohuni tek komandantët!”, shprehet ai ndër të tjera.

Ukrainian soldiers let Russian captive soldier to call his parents. from PublicFreakout