Kryeministri Rama ka shkuar sot në Komisionin Hetimor për Inceneratoret. Pasi është Betuar se do të thotë të vërtetën, ai duke i cituar ligjin i ka tërhequr vëmendjen kryetares së Komisionit Jorida Tabaku,  se ky Komision nuk mund të ngrejë akuza penale.

Kryeministri theksoi se nuk mund të vijë në këtë komision debati parlamentar apo televiziv dhe se Tavaku që kur përmend fjalën Aferë, shkel ligjin.

“Në ligjin për komisione hetimore kam lexuar, komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e gjykatës. Në asnjë rast nuk mund të ofendojë personat e thirrur për të dëshmuar. kjo është përsëritur shumë shpesh. Unë këtu kam ardhur si dëshmitar dhe do t’ju sugjeroj që të mos eksportoni këtu debatin parlamentar apo debatin televiziv. Mendoj se ky komision është shumë i rëndësishëm. Unë i kam dhënë mbështetjen e plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Nëse doni që të jem kështu deri në fund respektoni punën e këtij komisioni”, tha Kryeministri.