Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi ishte e ftuar në “Wake Up”, në “Top Channel” për të folur rreth serialit “Wie is de Mol”.
Ky është një program familjar shumë i shikuar dhe i njohur në Holandë, ku 11 vipa holandezë erdhën në Shqipëri dhe xhiruan 10 seri me lojërat e tyre në më shumë se 10 vende xhirimi.
Ka 22 vite që prodhohen seriale dhe i Infiltruari i vitit 2020-2022 është xhiruar në vendin tonë, ku si format është marrë edhe nga vende të tjera të Europës, ndërkohë në Shqipëri ky serial titullohet “I infiltruari”.
Ky është një realiti show, një serial që shfaqet nga janar-mars në Holandë dhe ku vend i xhirim është një nga surprizatë që mbahet gjithmonë sekret deri ku publikohet libri, ku jepen shumë informacione për Shqipërinë.
Është një punë disa vjeçare, në funksion të një diplomacie publike, për të sjellë sa më shumë vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe ndaj pikave të trashëgimisë sonë kulturore.
Bisedimet kanë nisur që nga 2018- 2019, një punë shumë e vështirë për të bindur produksionin për t’i sjellë në Shqipëri dhe për të xhiruar.
Këto 10 seri nxjerrin në pah pjesët më të bukura të Shqipërisë dhe është një promovim shumë i mirë për vendin tonë duke qenë sa ka një shikueshmëri shumë të lartë do të ketë ndikim edhe në turizëm.
“Ka shumë vende të bukur dhe mënyra si produksioni i ka nxjerrë në pah dhe është shumë e rradhë dhe shumë pozitive për Shqipërinë”, kështu u shpreh Sakiqi për syrin artistik të produksionit.