Në komisionin hetimor për inceneratorët, gjatë marrjes në pyetje të sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi, Jorida Tabaku iu drejtua atij me një pyetje në lidhje me arrestimin e disa personave në Itali që sipas saj kanë njohje me Agaçin. Kjo solli reagimin e deputetit socialist Etjen Xhafaj i cili duke ironizuar pyetjen e Tabakut, tha se me këtë ritëm duket se komisioni do të vazhdojë edhe për 5-6 orë të tjera pasi duhet show pas përfundimit të Big Brother Vip.
“Unë e kam për procedurë doja t’ju falenderoja për dëshminë tuaj korrekte. Ajo që po ndodh këtu dhe ky është konstatim. Konstatimin po e bëj me një objektiv. Duke qenë se besoj se do jemi nja 5-6 orë. Tani që ka mbaruar Big Brother duhet një show alternative dhe duhet vëmendje alternative. Do vazhdojë të pyesim bazuar në famën dhe imazhin që keni. Do doja të fokusoheshim tek ato që kemi disa ditë që i përsërisim”, u shpreh deputeti Etjen Xhafaj.