Pas finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Xhamat e errësuar” nga Policia e Shtetit ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor. DPSHTRR njofton se ka pezulluar nga nga detyra punonjësin e QKT Durrës (të ndaluar sot) si edhe po hulumtohet çdo praktikë e përgjegjësi.
Reagimi i plotë:

Falenderojmë dhe inkurajojmë Policia e Shtetit për çdo hetim apo veprim për të goditur sekserët, ndërmjetësit e deri çdo punonjës të shërbimit që bëhet palë në fenomene abuzive! DPSHTRR pezulloi nga detyra punonjësin e QKT Durrës (të ndaluar sot) si edhe po hulumtohet çdo praktikë e përgjegjësi! Në kuadrin e bashkëpunimit me Policinë Vendore të Qarkut Tiranë, DRSHTRR Durrës ka vënë në dispozicion çdo informacion të nevojshëm që javën e shkuar.

Siç del edhe nga informacioni i bërë publik, ndryshimet dhe masat e marra nga DPSHTRR në 9 Nëntor 2021, mes sistemeve apo lëvizjeve, kontrollit por edhe monitorimit të vazhdueshëm, ua kishin bërë ferrë jetën sekserëve por gjithashtu rezulton se duhet bërë më shumë për parandalimin e rasteve të tilla, të bindur se sektorë të tillë janë të ekspozuar ndaj tundimeve e riskut!

DPSHTRR po investon të sofistikojmë më tej ndërveprimin e sistemeve mes sektorëve e shërbimeve, të fuqizojmë monitorimin interaktiv dhe auditimin, të forcojmë kontrollin e brendshëm dhe bashkëpunimin me qytetarët për rritje të ndërgjegjësimit dhe transparencës!

Theksojmë se për vitin 2021 në rang vendi u kryen 79,758 certifikime për errësim xhamash autoveturash, dhe se çdo goditje ndaj fallsifikatorëve, evazorëve dhe çdo spekullimi brenda apo jashtë perimetrit të entit tonë, siç qe rasti i automjetit që nxjerr ky hetim, është një ndihmë e çmuar për ne dhe për mbrojtjen e këtij shërbimi popullor e të shumëvlerësuar nga qytetarët! #DPSHTRR #MIE www.dpshtrr.gov.al #AutomotorizimiShqiptar ??

Njoftimi i Policisë së Shtetit për operacionin “Xhamat e errësuar”: