Yuri Kim u drejtohet kandidatëve të 6 marsit: Nëse sponsori juaj është një ‘non grata’ çfarë po i premtoni votuesve? PO SHBA-së

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ajo.