Kryeministri Edi Rama po jep dëshminë e tij në mbledhjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët, por krahas pyetjeve, kreu i qeverisë e kryetarja e komisionit janë kapur në batuta ‘hidh e prit’ me kryetaren e komisionit edhe sa i takon mënyrës së drejtimit të kësaj të fundit me të.
Tabaku: Unë e di që me batuta mund të jeni shumë mirë, unë kam lidhje me fakte e shifra, do ju kërkoja të vijojmë më pyetjet duke evituar cdo koment. Të fokusohemi te cështja të përqëndrojmë vëmendjen këtu, cdo batutë jashtë këtij debati. Z. Rama, z. kryeminister, z.Dëshmitar a është z.Damian Gjiknuri, i cili në këtë komision deklaroi qw ka njohje dhe ka udhëtuar me këto persona qe ne vitin 2001, njw nga pronar=t përfitues sipas ligjit qe qeveria e Shqipërisë ka miratuar se fundmi ne parlament?
Rama: Znj. kryetare, znj Tabaku, edhe një herë ju thash se i di mirë detyrimet e mia si dëshmitar, por di edhe tuajat, që burojnë nga i njëjti ligj, ju s mund të komentoneti poërgjigjet e mia. Deri tani nuk jeni e përqëndruar te cështje. Me keni bërë pyetje sikur jemi duke u marrë me thashetheme. Këto nuk janë temë e komisionit, ndaj ju thash doni të përqëndroheni te cështja jo te afera afera është në kokën tuaj, mund ta përsërisni kudo jo këtu. Afera është opinion. Kur t mbaroni punë, uluni dhe shkruani. Te cila aferë. thirrjen për përqëndrim e kam unë. Përqëndrohuni te cështja. Jam këtu për dëshmitar, s’ka nevojë të më drejtoheni me tre emra, më krijoni një trefishim të përgjigjes. Nëse doni të eksportoni debatet që keni muaj që i bëni, bëjeni po jeni në shkelje të ligjit. Unë këtu jam nuk do lëviz.
Tabaku: Aferën e përmendët ju, nuk po flas për njerëz rruge, po flas për zv/ kryeministrin tuaj, ministrin tuaj, lideri mban përgjegjësi, përgjigjet edhe për ndikimin që kanë lidhjet miqësore në vendimmarrje me ndikim në buxhetin. Unë shifra e fakte di, të lexoj këto dokumente. A jeni në dijeni se me vendimin Shqipëria është në kundërshtim me direktivën e BE.
Rama: Fjalën aferë e përmendët ju, jo unë. Por mbase ju është bërë si shenjë pikësimi, e dyta ju thatë. Të bëjmë një marrëveshje fjale, unë dua vetëm kaq. Ju nuk jeni e përqendruar tek ccështja. Më keni bërë pyetje sikur jemi mbledhur për thashetheme.Kur flas unë mos më ndërprisni. Nuk është një sallë e mbyllur. I mbetem kush rri me kë e shkon me kë, kjo është individuale, s më keni pyetur për vendim qeverie. Ndjesitë e liderit t’i lemë për një bisedë tjetër, se nuk është këtu vendi.
Jo, BE nuk është kundër! Kjo është përgjigjja ime.