Një nga surprizat e shumta që produksioni ka përgatitur për finalen e sotme të “Big Brother VIP” është edhe takimi i Emanuelës dhe Ilirit. Ata kanë muaj që nuk janë takuar për shkak të pjesëmarrjes së balerinit në reality-show dhe takimi i parë pas kaq kohësh do jetë i veçantë.

Moderatorja e programit Arbana Osmani ka premtuar se kjo finale do jetë e jashtëzakonshme dhe me shumë surpriza. E një prej tyre është edhe futja e Emanuelës në shtëpi për të kapur në befasi Ilirin.

Më herët vajza e tij, Emily, lajmëroi në rrjetet sociale se ka rezultuar positive me Covid-19 dhe nuk mund të jetë e pranishme në finale e “Big Brother VIP”.