Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë. Kjo perime nuk mungon në kuzhinat shqiptare ashtu si në mbarë botën. Ajo nuk prishet lehtë në krahasim me frutat dhe perimet e tjera dhe mund të qëndrojë gjatë në temperatura të ndryshme. Lakra është një nga perimet më të forta që njeriu e përdor kundër qelizave të dëmshme.

Lakra është e pasur me fibër, vitaminë C dhe K. Lakra nuk është e dobishme vetëm në kuzhinë.

Kompresat Me Lakër Kundër Inflamacionit Të Gjirit dhe Këmbës
Kjo perime është një shëronjëse e madhe. Një recetë e lashtë Evropiane rekomandon pirjen e një gote me lëng lakre në ditë për një sërë sëmundjesh Lakra gjen përdorim të gjërë tek femrat të cilat kanë probleme me gjirin. Kompresat me lakër të ftohtë përdoren nga:

• Femrat që i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gji,
• Femrat që vuajnë nga enjtja apo inflamacioni i gjirit,
• Nënat lehonë që duan të ndërpresin ushqyerjen e fëmijës me gji.

Ekspertët e Akademisë Amerikane të Pediatrisë pranojnë se lakra shërben më së miri si kompresë e ftohtë për gjirin. Sipas tyre lakra e qetëson atë por edhe zbut dhimbjet dhe enjtjet. Këto kompresa të ftohta mbahen për 20 minuta dhe e gjithë proçedura përsëritet deri sa gjiri të qetësohet. Efektet mirëbërëse të lakrës kundër enjtjes dhe dhimbjeve nuk vlejnë vetëm për gjirin.

Ato rekomandohen edhe për zona të tjera të trupit siç është këmba. Nëse këmba juaj është prekur nga inflamacioni që shkakton dhimbje dhe enjtje atëherë duhet ta mbështillni me gjethe lakre të ngrohtë. Në këtë rast zgjidhni lakër të kuqe e cila përmban substanca më të forta anti-inflamatore.

Udhëzimet:
• Hiqeni gjethen e lakrës dhe këputini kërcellin e trashë.
• Shtypeni pak gjethen për ta sheshuar dhe për të nxjerrë lëngjet natyrale të saj.
• Më pas, gjethen e lakrës mbështilleni me letër kuzhine dhe ngroheni pak në mikrovalë ose furrë.
• Pasi të jetë ngrohur, vendoseni gjethen e lakrës në zonën e lënduar dhe mbështilleni me një garzë të pastër.
• Këmbën duhet ta mbani pakëz të ngritur.
• Kompresa me gjethe lakre duhet mbajtur për një orë dhe duhet përsëritur dy ose tre herë brenda ditës.