Ligjvënësit shqiptarë do të duhet të vendosin në seancën plenare të së enjtes për ndryshimin kushtetutes, që mundëson zgjatjen e mandatit të organeve të vetting-ut të gjykatësve dhe prokurorëve.
Nisma për këtë ndryshim kushtetutes që u mor nga mazhoranca socialiste, iu nënshtrua më herët diskutimeve në mhbledhjet e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit parlamentar të Ligjeve.
Për të pasur një gjykim të saktë e të paanshëm mbi këtë vendimmarrje, përveç opinioneve të ekspertëve kushtetutes vendas, Kuvendi kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias, i cili konsiderohet si arbitër mbi palët. “Venecia” e gjeti në përputhje me standardet ndërkombëtare ndryshimin kushtetutes të propozuar.
Kushtetua e miratuar në unanimitet, me 140 vota deputetëve në korrikun e vitin 2016 sanksionon se mandati i organeve të Vetting-ut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, përfundon në qershor të vitit 2022. Sipas ligjit themeltar të shtetit, pas përfundimit të mandatit të këyre organeve, procesin e vetting-ut duhet ta kryejnë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë.
Aktualisht kanë mbetur një numër i madh magjistratësh të cilët nuk kanë kaluar në filtrin e vetting-ut.
Për të pasur një gjykim me të njëjtin standard dhe për të mënjanuar ndonjë konflikt interesi të mundshëm, u propozua shtyrja deri më 31 Dhjetor 2024 i mandatit të organeve të vetting-ut.
Propozimi është mbështetur hapur dhe vazhdimisht nga Ambasada amerikane, Delegacioni i BE-së dhe përfaqësive të rëndësishme diplomatike në Tiranë, të cilët edhe ditët e fundit u kanë bërë thirrje deputetëve të votojnë zgjatjen e mandatit të organeve të vetting-ut.
Për ndryshimin kushtetutes nevojiten të paktën 94 vota deputetësh, të cilat mazhoranca socialiste nuk i ka. Kësisoj, për ta miratuar atë bëhen të nevojshme edhe votat e opozitës. Deri më tani PD nuk ka shprehur një vendim zyrtar nëse do ta votojë ose jo ndryshimin kushtetues. Megjithatë në të kaluarën PD ka treguar se respekton apelet e partnerve të rëndësishëm ndërkombëtarë.