Prezenca e OSBE në Shqipëri i i bashkohet deklaratës së BE për zgjatjen e mandatit të vettingut.
Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo Del Monaco tha se Vettingu ka pasur një progres të jashtëzakonshëm deri më tani dhe se lufta kundër korrupsionit duhet vazhduar.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet deklaratës së Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në mbështetje të zgjatjes të mandatit të institucioneve të vetingut. Duke folur në një takim vjetor strategjik mes Prezencës dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në TIranë, Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo Del Monaco, theksoi progresin e jashtëzakonshëm të arritur deri më tani në reformën në drejtësi dhe shprehu besimin e plotë për rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Lidhur me zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut, Ambasadori Del Monaco më tej përsëriti se ai nuk shikon ndonjë plan B apo kthim mbrapa në reformën në drejtësi”thuhet në deklaratën e postuar nga prezenca e OSBE në Shqipëri.