31 janari ishte afati i fundit për partitë që të regjistrohen në zgjedhje e pjesshme lokale të 6 marsit.

Rezulton se janë 11 parti që kanë dorëzuar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin që do të përcaktojë kryetarët e 6 bashkive.

Është konfirmuar se do të formohet një koalicion, ku pjesë do të jetë LSI dhe disa parti të tjera të vogla që do të mbështesë kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të votohet për kryetarët e 6 bashkive; Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

1. Partia Socialiste

2. Partia Demokratike

3. Levizja Socialiste per Integrim

4. Levizja e Re

5. Fryma e re Demokratike

6. Partia Kristian Demokrate

7. Partia Demokristiane

8. Partia e Reformave Demokratike

9. Partia Bashkimi Demokrat

10. Partia Balli Kombetar Demokrat

11. Partia Levizja e Legalitetit