Njësitë ruse kanë kryer deri tani mbi 1 800 sulme ajrore në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rreth një muaj më parë, deklaron Kievi. “Përveç kësaj, qindra raketa janë leshuar nga toka dhe deti në objektet ukrainase, duke përfshirë 175 raketa “Iskander” dhe 183 raketa “Kalibr”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Sipas shtabit të përgjithshëm ukrainas, trupat ruse kanë probleme të mëdha me furnizimin e armëve. Për më tepër, disa prodhues të armëve në Rusi janë detyruar të ndalojnë prodhimin pjesërisht ose tërësisht për shkak të pasojave të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës. Pothuajse 16 000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të Ukrainës, megjithëse këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.