Shumë shërbime të gjigantit teknologjik, Apple, kanë përjetuar ndërprerje dhe probleme të shumta të hënën. Në uebfaqen për monitorim të problemeve të uebfaqeve “DownDetector”, Apple Music, Apple Maps, iCloud, App Store, iMessage dhe Apple TV të gjithë janë offline [jashtë shërbimit].
“The Verge” raportoi se stafi nuk hynte dot në iMessage, ndërsa Bloomberg raportoi se sistemet e brendshme të kompanisë gjithashtu kanë rënë.
Apple në faqen e statusit të shërbimeve tha se 11 prej tyre kanë probleme: App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple TV Plus, iTunes Store, Podcasts, Radio, Apple Business Manager, Apple School Manager, Device Enrollment Program, dhe Schoolwork.
Më pas kësaj liste ju bashkua edhe iCloud Calendar, iCloud Contacts, iCloud Mail dhe iCloud Private Relay.