Në 24 orët e fundit janë kryer 646 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki: 21 në Tiranë, 5 në Vlorë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Delvinë, Lushnje, Fier, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, Elbasan, Gramsh.
Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,425 që nga fillimi i epidemisë.