Juventus duket se është gati të hidhet në sulm për sulmuesin e Manchester City-t, Gabriel Jesus. Sipas The Daily Star, e ardhmja e brazilianit në Etihad është në dyshim.

Kampionët në fuqi të Anglisë janë në kërkim për një sulmues të nivelit të lartë dhe janë favoritët për të siguruar shërbimet e Erling Haaland nga Borussia Dortmund-i.

Dhe nëse do të arrijnë ta marrin norvegjezin, kjo lëvizje do t’i haptë rrugën Juventus-it për të marrë Gabriel Jesus, i cili ka akoma edhe një vit në kontratën nga e cila fiton 107 mijë euro në javë.

Gjigantët italianë janë gati të paguajnë 77 milionë euro dhe besojnë se 24-vjeçari do të pranojë të braktisë Premier League për Serinë A.

Me Kupën e Botës që do të zhvillohet në dhjetor, sulmuesi duhet të luajë rregullisht me klubin e tij për të siguruar një vend në kombëtaren e Brazilit.