Ditën e mërkurë ‘Financial Times’ njoftoi për një arritje të mundshme të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, ku kushte një plan prej 15 pikash. Një nga pikat që përmendjen në artikullin e ‘Financial Times’ ishte dhe Turqia e cila duhet të luante rolin e garantit të paqes sëbashku me ‘KS’ dhe Gjermaninë.

Ditën e enjte ministri i Mbrojtjes i Turqisë, ka konfirmuar se nga ana e Ukrainës është kërkuar palës turke që të jetë garant sëbashku me 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë për çdo marrëveshje me Rusinë. Ndërkohë që pas lajmit të ‘Financial Times’ reagoi dhe Ukraina zyrtare e cila theksoi se integriteti territorial i vendit dhe armëpushimi janë dy pikat kryesore që pala ukrainase nuk i vë në diskutim./