Shqipëria vazhdon të mbajë një qëndrim të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e BE-së, NATO-s dhe SHBA-së.

Shefi i diplomacisë shqiptare Igli Hasani e ritheksoi këtë qëndrim në konferencën ndërkombëtare “Lennart Meri” që u mbajt ne Estoni, ku pjesëmarrës përmes teknologjisë ishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Gjatë qëndrimit 24 orësh në kryeqytetin e Estonise, Ministri Hasani u prit nga kryeministrja Kallas, homologu i tij estonez si dhe drejtues të Komitetit për Politikën e Jashtme te cileve u shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ne rrugëtimin e Shqipërise drejt BE.