Nga Ben Andoni

Ditët e protestave në Shqipëri po tregojnë realisht se njerëzit kanë nevojë të shkarkohen për rritjen e pafre të çmimeve, por ashtu edhe për përballjen e qeverisë Rama. Argumenti i drejtë i tij se: si vend i NATO-s, Shqipëria nuk mund të protestonte për pasojat e luftës, nuk e justifikon megjithatë përballjen para njerëzve dhe sidomos cinizmin e qeverisë së tij.

Kjo e fundit, duke iu referuar dhe paketës së prezantuar nga Rama, ka ndërmarrë disa masa për të frenuar disi këtë lajthitje, por përballja e qytetarëve para dyqaneve, sa i përket shportës mbetet e pagojë. Pas banaqeve qëndrojnë tregtarët dhe shitësit e vegjël që ngrenë supet, sikur thonë: Nuk e shini se çfarë po ndodh! Është e lehtë në këto momente të japësh receta por është krejt e vështirë të përballesh me të keqen. Këtë e thotë Rama, këtë e thonë tregtarët, këtë e thonë protestuesit, këtë e thonë njerëzit e thjeshtë që mbajnë veshin vetëm te lajmet e Ukrainës. Për ironi të gjithë atyre parimeve demokratike, shpalosur në çdo narrativë, kjo situatë i ka vendosur dërrmën demokracisë, globalizmit dhe mbi të gjitha Rendit. Bash, Rendin Ndërkombëtar që tashmë të gjithë po binden se e bëjnë thjesht humoret e Superfuqive, kurse populli i thjeshtë është dekori ose emri që artikulohet më shumë prej tyre.

Duke ardhur më shumë në mjedisin tonë: Ndërsa të Majtët kanë heshtur por edhe janë të bashkuar kundër agresionit duke e fryrë dhe duke treguar se pasojat kanë mbërritur këtu, ka një cinizëm nga e Djathta apo ata që thonë nën zë: Po ne ç’na duhet lufta! Ndërkohë që për studentët e rretheve që përshkojnë kilometra të tëra, kjo jo thjesht ka rëndësi të madhe por po bën atë që në historinë e qeverisjes së Ramës ka ndodhur vetëm tre herë: njëherë me protestën për Armët Kimike (që pastaj u përfol se palë të treta përfituan); pastaj me studentët që e shkundi qeverisjen Rama deri kur politika vendosi që të futej në sinorët e të rinjve duke ua instrumentalizuar; kjo e fundit, që duket bajagi e motivuar dhe mbledh një fashë të gjerë. Për fat të keq, opozita nuk po e gjen dot veten, megjithë përpjekjet dhe ndërhyrjen e madhe, kurse një pjesë e shoqërisë civile që është e lidhur me të po mundohet të ruajë një lloj neutraliteti, paçka se në foltoret provizore më shumë individët bien në sëmundjen e zakonshme: Lufta për protagonizëm! Kryeqeveritari Rama ndihet pas kaq shumë kohësh i lodhur, mu si para pandemisë, kjo edhe në mungesë të arsyetimit dhe reagimit prej opozitës, sepse përballë nuk ka slogane boshe por nevoja jetike të prekshme. Masat e prezantuara prej tij do duhen pak kohë të tregojnë impaktin, ndërkohë spekulantët po rendin të turbullojnë. Sqarimet baroke të Ramës në rrjetet sociale, në vend që të fashisin duket se po shërbejnë si karburant, rezervat e të cilit gjendet dhe nga përballja e vakët e disa prej ministreve të tij, që nuk i largohen dot retorikës cinike dhe me një gjatësi vale jo normale me shqetësimet.

Javanews
Home Opinion
A po shkon e Djathta drejt radikalëve dhe nevoja e protestave?!
19/03/2022 21:24

Nëse Meta i mblodhi militantët muaj më parë me një kauzë që ishte më shumë politike, tashmë fytyrat e shumicës në protestë janë të rinj dhe kërkesat janë thjesht ekonomike. Në frymën e kolegëve të tyre të huaj ngado ata kërkojnë të drejta, por më shumë se çdo gjë tjetër një lloj mbrojtje. Kjo e bën opozitën, që në ditët e fundit është në gjendje grotesku, të ndihet realisht në faj. Kjo sepse ashtu si Rama tani edhe ata para tij, Nano, Meta, Berisha, nuk menduan asnjëherë sesi mund ta bënin një model ekonomik funksional në vend, apo më thjesht sesi të bëhej rentabël në përpunim rafineria e Ballshit, ashtu si paratë e shpenzuara mund të kanalizoheshin shumë më mirë. Tashmë, thjesht cepave bëjnë sikur po e ushqejnë protestën…po jo duke e organizuar.

Në këtë mjedis kohor, ku lufta në Ukrainë ndërthuret me kaosin opozitar në partinë më të madhe të saj, e Djathta radikale po fillon të frymojë. Është e vërtetë se studiuesit e huaj, kur i referohen në paper-at e tyre tek ne radikalëve vendosin parti historike si ajo e Ballit Kombëtar dhe pak të tjera që pothuaj kanë peshë të limituar në vend. Duket se Berisha këtë po mundohet të shfrytëzojë, që t’i krenarojë disi mbështetësit e tij, por edhe ta afrojë këtë lloj të Djathte drejt pushtetit, herë me koperturë konservatore, herë si e Djathtë liberale apo E qendrës, ku edhe është në më të shumën e herës. Në këto vite jo të pakta, që PD-ja ndodhet në opozitë, po tregon atë që e kanë akuzuar jo pak herë: Edhe ajo erdhi nga barku i Partisë së Punës. Një vëzhgues i thjeshtë e arsyeton me prerjet e kokave në parti, luftën pa princip, votimet false, të gjithë ato gjëra që të bindin se kjo është një situatë, që shqiptarët e kanë pasur shpesh para syve.

Por pse nuk bind as kjo e Djathtë në Shqipëri? Në rastin më të madh prej njerëzve që e kanë përfaqësuar, që nuk kanë këtë fashë ideologjike. Partia, që përfaqësoi Legalitetin; ajo e Ballit; Partitë që i përfaqësojnë të Djathtët e tjerë janë edhe më të vegjël akoma. Kurse Berisha që do t’i marrë të gjitha ngatërron shpesh ideologjinë me nevojën e tij për pushtet të pakufizuar. Duket se është krejt ndryshe në vendet e tjera. Ose si thotë një studiuese e politikës, Lenka Buštíková në një artikull të saj: “E Djathta radikale në Evropën Lindore është e ngjashme me kushërinjtë e saj të Evropës Perëndimore në theksin e saj në mobilizimin kundër pakicave. Deri vonë, ai mobilizim ishte ekskluzivisht kundër pakicave me të drejta elektorale të vendosura prej shekujsh. E Djathta radikale në Evropën Lindore ka tre karakteristika unike që e dallojnë atë nga kushërinjtë e saj më të vjetër evropianoperëndimorë: (1) pozicionet e majta në ekonomi, (2) lidhjet midis identitetit dhe hapjes politike, gjë që çon në shoqërimi i politikave të pakicave me demokratizimin dhe (3) bashkëjetesa e partive të Djathta radikale me partitë kryesore të radikalizuara”, shkruan ajo tek “The Radical Right in Eastern”.

Por a po shkon e Djathta jonë ose ajo që sot drejtohet nga Berisha në frymë dhe në organizim drejt saj?! Në rastin shqiptar, parti mirëfilli të kësaj linje vetëm kanë ndonjë prononcim por kurherë ndonjë qëndrim, për të mos thënë se janë të përçara dhe pa ide e mbi të gjitha të papërditësuara. Ndërkohë që, referuar studiueses: “E Djathta radikale bashkëkohore në Evropën Lindore është një fenomen relativisht i ri, por vazhdimisht po fiton rëndësi”. Për fat të keq, një pjesë e tyre kanë ende elementë nderimi për fashizmin e dikurit (kolaboracionistët tek ne kanë marrë frymë me të Djathtët dhe po ashtu mohimin e shumë personazheve prej tyre të anti-fashizmit); bëjnë mohimin e dhunës për konfliktet e brendshme partiake dhe respektimin e fituesit në zgjedhje. Të dyja këto të fundit nuk lënë vend nderimi tek ne. Ato që kanë ndodhur gjatë historisë së Berishës në krye të PD-së nuk presin shumë elaborim për këto dy pika. “Duke pasur parasysh gamën e vendeve të Evropës Lindore për sa i përket heterogjenitetit etnik, performancës ekonomike dhe trashëgimisë kulturore, nuk duhet të jetë befasuese që partitë e Djathta radikale të Evropës Lindore pasqyrojnë këtë diversitet”, shkruan studiuesja e mësipërme. E mbi të gjitha, pesha më e madhe është historike dhe duket se ajo në një farë mënyre edhe dikton mendimin e sotëm të këtyre formacioneve. “Pavarësisht nga format e reja të së Djathtës radikale në Evropën Lindore, trashëgimitë historike hedhin një hije të gjatë mbi ngjarjet bashkëkohore, për shkak të besimit gjithnjë e më të përhapur se demokracia liberale nuk është në përputhje me një vizion të shoqërive të sunduara ekskluzivisht nga shumica titullarë”, shprehet Lenka Buštíková në të njëjtin artikull. Ku referohet po ashtu se: Pavarësisht etiketimit të tyre, partitë e Djathta radikale të Evropës Lindore janë treguar se janë të Majta në ekonomi kur krahasohen me partitë e tjera në sistemet e tyre politike përkatëse. Dhe, realisht, platformat e tyre të politikave qëndrojnë për mbrojtje kundër paqëndrueshmërisë së tregjeve, kërkohen që të bëhen më shumë shpenzime sociale dhe kontroll më të madh të shtetit mbi ekonominë, gjë që përjashton përfshirjen e huaj në tregjet e lira dhe pronësinë. Dhe, ç’është me e veçantë se pavarësisht trendit drejt të Majtës, “nuk rezulton se këto parti kanë një bazë të qartë sociale midis njerëzve me të ardhura më të ulëta”, citohet argumenti i mbështetur në referenca në artikullin e mësipërm. Ky me sa duket nuk është rasti i Shqipërisë dhe duket se sfida më e madhe e të Djathtës në vendin tonë që të meritojë të quhet e Djathtë, paçka drejtimit ideologjik është që të pranohet dhe të krijojë realisht një fashë votuesish që ta furnizojnë këtë fashë ideologjike kaq potente. Por a mund që paqartësia ekonomike dhe politike ta zbehë të gjithë aksionin? Në rastin e të Djathtës tonë, nuk duhen ditur sinorët për të ditur se kush e përfaqëson realisht. Apo të lihet shteg të flitet për koncepte, që Berisha, Basha dhe cilido sot që i pretendon nuk i përmbushin dot. Mbase protestat e të ardhmes do të tregojnë diçka qoftë dhe për të Djathtën radikale, që megjithë handikapët i duhet realisht vendit tonë. Të paktën qoftë edhe për ta disiplinuar hipokrizinë e pafre të dyshes Berisha-Basha, që po i merr frymën të Djathtës. (Homo Albanicus)