Pak pasi Kryeministri Rama prezantoi nga zyra e tij Paketën e Rezistencës Sociale, për të përballuar pasojat e luftës në Ukrainë, disa media pranë opozitës shkruan mbi atë që e cilësojnë si luks qeveritar, duke iu referuar një ndriçuesi që gjendet mbi tavolinën e punës së Kryeministrit.

Në fakt, abazhuri që mediat pranë opozitës e cilësojnë si tregues të luksit të Ramës, nuk është as pronë e tij, e as blerje e bërë për zyrën e tij gjatë qeverisë që ai drejton.

Abazhuri në fjalë është pjesë e një koleksioni të fundviteve 30, të instaluar prej shumë viteve në godinën e Kryeministrisë. Ai ka qëndruar edhe mbi tavolinën e Kryeministrit Sali Berisha.

Kete e ka konfirmuar vete kryeministr Rama i cili duke replikuar me nje qytetar sqaron se: “ambazhuri” eshte i kohes se Italise dhe ka qene aty ka 80 e kusur vite, prandaj them une qe paturpesia e paditurise eshte armiku me i madh i ketij kombi, sepse te jete njeriu i paditur eshte krejt e natyrshme, s’mund t’i dime te tera, po ama mesojme para se te flasim per dicka qe nuk e dime, por te jete paturpesisht i paditur do te thote te mos shikoje, degjoje, kuptoje, po vetem te flase me krenari budallalleqe, duke share, perqeshur, akuzuar te tjeret?”

Replika:

Alfred Hidri: Ama ambazhuri bukur mbrapa si puna stufes ??Dhe pastaj ke te drejt qe friksohesh prej protestave! Dhe ben moral qe duhet me sakrifikù prej luftes ?‍♂️

Edi Rama: Alfred Hidri “ambazhuri” eshte i kohes se Italise dhe ka qene aty ka 80 e kusur vite, prandaj them une qe paturpesia e paditurise eshte armiku me i madh i ketij kombi, sepse te jete njeriu i paditur eshte krejt e natyrshme, s’mund t’i dime te tera, po ama mesojme para se te flasim per dicka qe nuk e dime, por te jete paturpesisht i paditur do te thote te mos shikoje, degjoje, kuptoje, po vetem te flase me krenari budallalleqe, duke share, perqeshur, akuzuar te tjeret?