Adriana Matoshi dhe partneri i saj, Keith Owen Groeneveld janë një ndër çiftet më të përfolur të medias rozë për shkak të historisë së tyre të veçantë e për diferencën e moshës që ata kanë me njeri-tjetrin.

Mirëpo, së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa thashetheme se çifti i dha fund lidhjes së tyre.

Disa burime për ‘Prive’ nga ana tjetër, kanë bërë me dije se edhe pse ata po e kalojnë në distance, futbollisti dhe aktorja nuk janë ndarë. Kjo për shkak se Keith ndodhet me punë në Blegjikë por ata vazhdojnë ende ta duan njëri-tjetrin dhe t’i kalojnë sfidat së bashku.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, Adriana ka rrëfyer se si u ndjenë prindërit e të dashurit të saj Keith Groeneveld kur morën vesh për lidhjen e tyre me një diferencë shumë të madhe moshe midis njeri-tjetrit.

Adriana tha se ata ishin stepur, për shkak se nuk e prisnin që djali i tyre të kishte një të dashur 20 vite më të vjetër. Megjithatë, ai ndoqi ëndrrat e tij duke ecur përpara. Ajo u shpreh gjithashtu se edhe shoqëria e tij nuk ka qenë fillimisht dakord.

“Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë ‘mami, babi’, ndërsa unë akoma nuk i kam takuar prindërit e tij. Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk më ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë”,- u shpreh ajo për lidhjen e saj.