Kostoja e jetesës për familjet më të varfra të Mbretërisë së Bashkuar pritet të rritet me 10 % nëse pushtimi rus i Ukrainës çon në një konflikt të zgjatur.

Alarmi është ngritur nga një grup ekspertësh, teksa Kancelari i Thesarit në Mbretërinë e Bashkuar, Rishi Sunak po përballet me presion në rritje për të trajtuar rritjen e kostos së jetesës në vend.

“The Resolution Foundation” tha se çmimet e ushqimit dhe energjisë ka të ngjarë të vazhdojnë të rriten, duke e shtyrë inflacionin në një “kulm të dytë” mbi 8% deri në vjeshtë.

James Smith, drejtor i kërkimit në institutin e mendimit, tha se “shanset për një rikuperim të standardeve të jetesës këtë vit po zvogëlohen me aq shpejtësi sa edhe po rritet inflacioni, teksa rreziku i një recesioni tjetër po shfaqet”.

Prandaj kancelari sipas tij, do të duhet të bëjë disa zgjedhje të vështira se si të përgjigjet. / The Guardian.