Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike ka zbuluar bisedën me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Për këdo për ata të cilët vuajnë pak nga juridiksioni. Nuk është një vendim i formës së prerë. Do jetë gjykata që të vendosë përfundimisht në aspektin juridik. Ky është sqarimi në aspektin juridik. Lidhur me atë çka u komunikua, sëbashku me kolegët e mi, sekretarin e përgjithshëm. Tani po ju them, Berisha pretendionte se vendimi i gjykatës është finali, sipas tij ka zëruar gjithçka. Vendimi i tij ishte që, pretendonte bashkimin e demokratëve përmes votës. Qëndrimi im ishte i tillë. PD ka lindur si parti në vitet 90, si parti pro perëndimore. Parti që ka përqafuar vlerat dhe standartet amerikane. Kjo është një nga vlerat kryesore të kësaj partie. E mira e demokratëve për të rifuqizuar demokratët kalon duke i respektuar në mënuyrë strikte këto vlera. Ajo çfarë i thashë Berishës, ishte kjo, PD 30 vite pas formimit të saj, nuk mund të mbhriojë iknteresat e demokratëve duke pasur brenda saj një individ, një konflikt politik i cili është etiketuar nga SHBA si non-grata. Ajo çka është më e mira e demokratëve. Nuk i bëjnë mirë demokratëve” – tha Alibeaj.