Pas vendimit të marrë për të ardhmen e Dybala, ku nuk iu ofrua rinovimi i kontratës, Allegri dhe stafi drejtues i Juve po punojnë për të planifikuar ekipi ri pa të në formacion. Allegri dëshiron të provojë gjithçka për gjithçka sezonin e ardhshëm me skemën 4-3-3.
Me këtë skemë trajnerit i duhet një sulmues krahu, përveç emrave që qarkullojnë në media, dëshira e tij e madhe është Momo Salah. Sulmuesi egjiptian pa diskutim do të ishte një goditje epike, shumë e madhe, por në të njëjtën kohë edhe një operacion shumë i vështirë, nuk është e lehtë ti rrëmbesh Liverpool një lojtar si Salah.
Përtej këtij fakti, drejtuesit e Juves do ta provojnë pasi buxheti për merkaton është rritur me 25% ndërsa lojtari ende po negocion me drejtuesit e Liverpool për rinovimin e mundshëm të kontratës që i skadon në 2023. Salah kërkon 12 mln euro në sezon, kjo mbase është pengesa më e madhe, por sërish, sipas ‘Corriere dello Sport’, Cherubini dhe pjesa tjetër e stafit të tij do ta provojnë në verë për ti realizuar Allegrit këtë ëndërr të madhe.