Ambasada e SHBA në Shqipëri, ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, për qeverinë dhe popullin e Ukrainës.
“Guximi që ata po tregojnë çdo ditë, udhëheqja që po i tregojnë botës, është frymëzuese.
Dhe bota është këtu; bota është me ju”, thuhet në mesazhin e Blinken.
Kujtojmë se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore kanë mbështetur Ukrainën në këtë luftë.
Ata kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe po ndihmojnë me mjete ushtarake ukrainasit, në mënyrë që t’i bëjnë ballë sulmeve ruse.