Sanksionet kundër Rusisë po ndikojnë në ekonominë e saj, thotë ekonomistja Linda Yeuh. Normat e interesit – kostoja e huamarrjes – janë rritur deri në 20%, gjë që do t’i bëjë hipotekat më të shtrenjta, për shembull. Yeuh thotë se planet e SHBA për të ndaluar blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia do të kenë gjithashtu një efekt.
Ajo thotë se financat e Rusisë janë në gjendje mjaft të mirë për shkak të çmimeve të larta të naftës në vitet e fundit, por këto sanksione do ta bëjnë akoma më të vështirë për të financimin e luftës.
Ekonomia pritet të tkurret me 12%, gjë që do të ketë një efekt të madh për popullin rus. Ajo që ne nuk e dimë, thotë Yeuh, është se sa do të ndikojë e gjithë kjo në veprimet e Putinit në Ukrainë.