Claudio Nassi, një nga kolumnistët e njohur sportivë italianë, është ndalur sot te situata e Gigi Donnarumma, i kryqëzuar për atë gabim që bëri ndaj Real Madridit, duke i hapur rrugën përmbysjes së bardhë dhe eliminimit të PSG që në 16-she të Champions-it: “Kam lexuar atë që keni shkruar për Donnarumma pas Real Madrid-PSG dhe disa konsiderata nga e kaluara më erdhën në mendje.
Që atëherë, kur shkova të shikoja Van Basten, e admirova ngrohjen e Menzos, atëherë portier i Ajax-it. E komplimentova Keizer që ia kaloi Cruyff-it. Nuk kisha parë kurrë dikë kaq të mirë me këmbë. E di që trajneri donte 11 lojtarë në fushë dhe jo 10 plus 1.
Sot, pas shumë vitesh, problemi del në pah në mënyrë dërrmuese. Pas ndeshjes, Dino Zoff sfidoi ndërtimin e lojës nga poshtë, duke thënë: “Nuk e kuptoj se si vazhdoni të mos vini re që portierët gabojnë çdo ditë, sepse nuk kanë këmbët e një mesfushori”.
Zoff e shtoi dozën: “Ç’kuptim ka të bësh një seri pasimesh horizontale për t’u rikthyer te portieri dhe për ta vënë në vështirësi? Mendoj se faulli i Benzema do të ishte fishkëllyer në Itali, por Gigio do të rikuperohet. Mendoj se bashkëjetesa me Keylor Navas është stresuese për të, sot duhet të mësohesh të bashkëjetosh. Edhe nëse për mua roli i portierit të parë dhe të dytë duhet të jetë i qartë në një skuadër”.
Edhe unë mendoj në të njëjtën mënyrë. Ne flasim për gjërat më delikate dhe më të vështira, ku është e ndaluar të bësh gabime. Pra, lojtari duhet të vendoset në qetësi absolute. Nuk është rastësi që të mençurit e vjetër donin një titullar të mirë për portën, me një “plak” të vlefshëm pas tij, i gatshëm për të ndihmuar të parin.
Me sa duket, në kohën e formimit të ekipit të PSG, Leonardo bëri një gabim të madh. A do ta pranojë Keylor Navas, me 3 Champions të fituar pankinën, pasi u shit nga “Los Blancos”, sepse i krijoi probleme Courtois, një nga më të fortët përreth? Me një fjalë, me një bateri të tillë portierësh, përfshirë Areolën, a ia vlente të blije Donnarumma? A nuk është një operacion i pakuptimtë?
Gigio, në fakt, pasi debutoi në moshën 16-vjeçare në “San Siro”, u bë kapiten i një prej klubeve më të rëndësishme në botë. Ai kishte një ofertë nga Milani prej 6 milionë euro, plus 2 bonuse, përveç pranisë së vëllait të tij, portierit të tretë. A nuk duhej që Raiola, agjenti, ta bindte të qëndronte, në vend që të bënte gjithçka për ta shitur pa kosto te një klub i madh në Evropë?
Meqenëse ai gaboi, Gigio është sot në “turrën e druve”, me “L’Equipe” që e vlerësoi me notën 2 dhe “Gazzetta dello Sport”, me kopertinën e titulluar: “Kthehu në shtëpi, Gigio!”. Një talent i tillë i pabesueshëm vihet në një vështirësi të tillë!!! 8 milionë neto nuk janë gjithçka. Kush e di nëse familja e portierit e ka kuptuar tashmë se çfarë do të thotë të ndjekësh Raiolën…”