Anëtarët e Kongresit i bëjnë thirrje administratës së Biden që të lehtësojë transferimin e avionëve luftarakë në Ukrainë.

Ata kanw qenw republikani i Teksasit, Michael McCaul, një republikan dhe anëtar i rangut të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Unë i kërkova fuqishëm Sekretarit të Shtetit dje që të përfundojë këtë transaksion. E dini, ukrainasit mund të fluturojnë MiG rusë. Por më pas Polonia dëshiron një porosi mbrapa, dhe kjo mund të jetë F-16”, tha McCaul.

Thirrja për transferimin e avionëve luftarakë në Poloni u bw ditwn e sotme, si njw pwrgjigje ndaj presidentit tw Ukrainws Zelensky, i cili kwrkoi nga vendet perëndimore që të dërgojnë avionë luftarakë në vendin e tij.

“Ne nuk do t’i vendosim trupat tona atje, por ju e dini se çfarë mund të ndihmojmë popullin ukrainas të fitojë këtë luftë … Unë mendoj se vullneti i popullit ukrainas në thelb do të mundë vullnetin e trupave ruse. Trupat ruse nuk janë në këtë. Por ukrainasit janë. Dhe nëse mund t’i armatosim ata për t’u mbrojtur, kështu i mundëm rusët,” mwsohet tw ketw shtuar ai.

Edhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Charles Schumer i bëri thirrje administratës Biden të lehtësojë transferimin e avionëve “të nevojshëm dëshpërimisht” në Ukrainë.

Në një konferencë shtypi të dielën, Schumer theksoi se disa vende të Evropës Lindore kanë avionë të prodhimit sovjetik, të cilët pilotët e Forcave Ajrore të Ukrainës dinë t’i operojnë.

Më herët, SHBA ka bërë me dije se po punon me Poloninë për mundësinë që Polonia t’i sigurojë avionë luftarakë Ukrainës së bashku me konsultimet me aleatët e tjerë.