Ditët e fundit shumë emra me rëndësi botërore kanë bërë thirrje dhe kanë marrë pjesë në mbështetje të viktimave të luftës në Ukrainë.
Në orët e fundit Armani Group njoftoi një sërë iniciativash, duke përfshirë një donacion prej 500,000 eurosh për të mbledhur fonde për UNHCR-në (Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët).
Situata e tmerrshme në Ukrainë ka tronditur botën, në këto orë kanë ndërhyrë këngëtarë, artistë, aktorë dhe figura të shquara të nivelit ndërkombëtar duke mbështetur iniciativat dhe duke nisur thirrjet për paqe.
Pak më parë Armani Group njoftoi një donacion me vlerë gjysmë milioni euro për mbledhjen e fondeve të UNHCR-së, për ndihmën dhe mbrojtjen e personave të cilët janë të detyruar të ikin për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Për më tepër, Armani Group ka njoftuar se ka vendosur të dhurojë artikuj thelbësorë për refugjatët përmes Komunitetit të Sant’Egidio.
Ditët e fundit Giorgo Armani ka vendosur të prezantojë koleksionin e tij në pasarelat e Javës së Modës pa muzikë:
“Gjëja më e mirë është të japim sinjalin se nuk duam të festojmë sepse diçka rreth nesh na shqetëson shumë”.
Nëpunësit e Grupit do të ketë mundësinë të japin kontributin e tyre personal duke marrë pjesë në fazën e përgatitjes dhe dërgimit të ndihmave.