Aktorja e humorit, Arjola Demiri vazhdon të jetë ende shumë e komentuar edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP Albania”. Së fundmi, aktorja ka publikuar disa fotografi në “Instagram” ku shfaqet shumë joshëse. Mirëpo, ndërsa ndjekësit e kanë komplimentuar për pamjen, shumë të tjerë i kanë vënë në dukje përdorimin e ‘photoshop’-it dhe aplikacioneve të tjera, që modifikojnë fotot.
Disa nga komentet e ndjekësve: “Sa shumë filtra përdorni” “Botoks i gjallë dhe photoshop” “Nëse s’do të njihja, kisha besuar se je e bukur, por të njohim” “Në Big Brother nuk dukeshe kështu”
Aktorja Arjola Demiri fitoi nga “Big Brother VIP” një shtëpi me vlerë më të madhe se çmimi i ‘reality show’-t, megjithatë njëra prej dëshirave të saj nuk u plotësua- prezantimi i “Portokallisë”.
Kujtojmë se deklarata e Arjolës kur nuk hapi kutinë e Pandorës duke u shprehur se ëndrra e saj është të jetë prezantuese e “Portokallisë” dhe jo udhëtimi në Disneyland, u komentua shumë. Kësaj teme ajo iu rikthye edhe në “Fan Club”, ku tha se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht dhe nuk do ishte “thjesht aktore”. “Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë. Sigurisht që do e doja, është diçka e bukur, është ndryshe, të plotëson e të rrit artistikisht”, tha Demiri.
Moderimin e “Portokallisë” nuk mundi ta marrë, megjithatë ajo do të prezantojë një emision tjetër. Disa sezone më pare, Arjola Demiri ka qenë njëra nga moderatoret e emisionit “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë.