Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni. Edhe pse këtë sezon kishte paraqitje pozitive, sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Italia nëse “Nerazzurri” e marrin një ofertë të majme për të.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, Arsenali dhe Atletico Madridi ia kanë vënë syrin përfaqësuesit argjentinas. Interi e vlerëson Martinezin mbi 60 milionë euro.

Ai ishte pranë largimit nga Milano verën e kaluar, por qëndroi në “Giuseppe Meazza” pas largimit të Romelu Lukakut.