Aventura e Mauricio Pochettino-s në drejtim të Paris Saint-Germian nuk ka nisur dhe nuk po vazhdon me një entuziazëm të madh, me rezultatet dhe lojën e ekipit që nuk kanë qenë shumë bindëse.

Për këtë arsye ka filluar të flitet prej kohësh për një lamtumirë të trajnerit argjentinas në fundin e këtij sezoni, për të cilin shkruhet çdo javë se mund të transferohet në Spanjë ose Angli.

Zëra këto që nuk kanë gjetur konfirmime deri tani, por që, sipas ekspertëve, duket se janë shumë të vërtetë. E reja e fundit ka ardhur nga talkSPORT dhe ish-lojtari Alan Brazil, i cili është shprehur i bindur se dëshira e Pochettino-s është të largohet nga Parisi dhe të kthehet në Premier League.

Domethënë, jo te Real Madrid, por as te Manchester United. Argjentinasi duket se ka dëshirë të kthehet në drejtim të Tottenham-it, ku ka patur sukses në të kaluarën, duke arritur edhe një finale të Champions League.

“Manchester United është informuar nga Leonardo se Pochettino nuk ka dëshirë të shkojë tek ata”, ka shpjeguar Brazil. “Për atë që di unë, Pochettino ka dëshirë të kthehet në Premier League, por te Tottenham…”.