Real Madridi u kualifikua në çerekfinalet e Champions League, pasi mundi PSG-në (3-1) në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Karim Benzema u bë heroi i ndeshjes, pasi shënoi tripletë për skuadrën spanjolle.

Një natë e paharrueshme për sulmuesin transalpin, para të cilit u përulën të gjitha mediat e botës. Madje, para tij u përul me respekt edhe braziliani i Barcelonës, Dani Alves, pavarësisht “armiqësisë historike” mes dy gjigantëve të La Liga-s.

Nësori i krahut të djathtë i Barçës ishte i vëmendshëm ndaj duelit të Champions League përmes rrjeteve të tij sociale. Dhe në fund iu dorëzua talentit të Karim Benzema, me të cilin do të përballet të dielën e ardhshme, më 20 mars, për klasiken e ligës spanjolle.

“Nuk më intereson nëse është nga Real Madridi. Çfarë lojtari, çfarë lojtari i madh, Karim Benzema! E dua këtë lojë”, – ka shkruar futbollisti brazilian në Instagram. Po kështu, ai shprehu një gjest miratimi për paraqitjen brilante të sulmuesit francez.
Dani Alves ka mbetur i mrekulluar edhe nga një francez tjetër, por ende jo i Real Madridit për momentin. Ai ka lartësuar galaktikun e mundshëm nga sezoni i ardhshëm, Kylian Mbappé. “Përpjekja për të kapur ‘titin’ Kylian Mbappé”, – komentoi me humor Alves, së bashku me një video në të cilën 23-vjeçari vraponte me të gjitha forcat.

Po kush është “titi”, me të cilin e krahasoi Mbappe? Eështë një majmun me trup rreth 20 cm të gjatë (plus rreth 30 cm bisht), me lesh gri me vija të errëta, fytyrë të rrumbullakët, të bardhë, me tufa të bardha në veshë dhe një hundë të gjerë të zezë; që jeton në xhunglat e Amerikës së Jugut.

“Zonja dhe zotërinj, do t’ju them të njëjtën gjë që më tha dikur një mik dhe ish-shoku i skuadrës: futbollistët që kalojnë mbi 30 km/h duhet të ndryshojnë profesionin e tyre”, – komentoi përforcimi i merkatos së dimrit te Barcelona.