Erling Haland fiton trofeun e tij të dytë radhazi të “Këpucës së Artë” në Premier Ligë. Këtë vit norvegjezi shënoi 27 gola në 31 ndeshje.

– Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, u bë trajneri i katërt që e fiton titullin në Angli gjashtë apo më shumë herë, pas Sër Aleks Fergusonit (13 me Mançester Junajtid), Xhorxh Ramsejt (6 për Aston Vilën) dhe Bob Peislit (6 për Liverpulin).

– Rodri nuk humbi asnjë ndeshje në Premier Ligë me Mançester Sitin këtë sezon, duke fituar 27 dhe barazuar 7. Në katër ndeshjet që ai mungoi, Siti humbi 3. Vetëm 5 lojtarë kanë luajtur më shumë ndeshje në Premier Ligë gjatë një sezoni pa humbur, të gjithë ishin pjesë e skuadrës së pamposhtur të Arsenalit në sezonin që fitoi titullin për herë të fundit 2003-04.

– Rodri ka 50 ndeshje që nuk humbet në Premier Ligë. Vetëm Sol Kempbëll (56 nga viti 2002 deri në 2004) ka një seri më të gjatë pathyeshmërie.