Pentagoni njofton se disa qytete të mëdha në Ukrainë po gjenden përballë bombardimeve të rënda të forcave ruse.
Megjithatë në njoftim theksohet se ushtria ruse vijon të mbetet e bllokuar duke bërë pak përparim në territorin ukrainas, teksa jemi në ditën e 20-të të luftës.
Një zyrtar i lartë i Mbrojtjes amerikane, pohon se autokolona ruse që po lëviz drejt Kievit mbetet rreth 20 km jashtë qytetit.
Rusët vazhdojnë të përballen me rezistencë të ashpër në përpjekjen e tyre për të marrë Kharkivin – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – dhe Mykolaiv, një qytet jugor pranë Detit të Zi.
Megjithatë, forcat pushtuese kanë izoluar Chernihiv në veri dhe Mariupol në juglindje.
Zyrtari i mbrojtjes amerikan vëren se si rusët ashtu edhe ukrainasit kanë përdorur rreth 90% të fuqisë së tyre luftarake.
Ai shton se më shumë armë të financuara nga SHBA pritet të mbërrijnë në Ukrainë gjatë 24 orëve të ardhshme.