Ministria e Mbrojtjes ruse ka kërcënuar vendet e tjera të Europës që lejojnë avionët ushtarakë Ukrainës të ulen në aeroportet e tyre.

Me anë të një postimi në Twitter Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thekson se avionët ukrainas që po sulmojnë trupat ruse po lejohet të ulen në Rumani, duke shtuar se të gjitha vendet e tjera që do të lejojnë përdorimin e aeroporteve të tyre do të cilësohen si pjesëmarrëse aktive në konflikt.

‘Avionët ukrainas që sulmojnë trupat tona po zbarkojnë në Rumani. Përdorimi i aeroporteve të vendeve të tjera do të njihet si pjesëmarrja e tyre aktive në konflikt’, shkruhet në Twitterin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.