Kreu i Grupit Parlamentar të PS, është takuar në Bundestag me kryetarin e Grupit të SPD, Rolf Mützenich dhe nënkryetaren Gabriela Heinrich. Balla sqaron në “Twitter” se konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus ndaj Ukrainës, imponojnë marrëdhënie më të ngushta me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai thekson se jemi në pritje të Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë, ndërsa shton se janë plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE.

Postimi i Taluant Ballës:

???Bundestag, Berlin – Takim me Kryetarin e Grupit të SPD @Rolf Mützenich dhe nënkryetaren @Gabriela Heinrich Konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presim mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare??????