Barcelona ka vendosur që tani çmimin maksimal që do të jetë e gatshme të paguajë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Sipas Diario Sport in dhe Diario AS, Barcelona do të paguajë 50 milionë euro për polakun dhe është e gatshme të shkojë deri në 60 milionë euro për të marrë lojtarin kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.
Lewandowski beson se koha e tij në Bavari ka mbaruar dhe po kërkon një sfidë të fundit. Menaxheri i tij, Pini Zahavi, ka një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin e Barcelona-s, Joan Laporta.
Rroga nuk do të ishte një problem, me Barçën që duket se është e gatshme të bëjë një përjashtim nga rregullat financiare me kusht që të marrë sulmuesin.
Lewandowski është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ai ka shënuar 31 gola në 27 ndeshje të luajtura me Bayern-in në Bundesliga në këtë sezon. Edhe pse 33 vjeç, Lewa nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi.