Një makinë ka hyrë me shpejtësi mes turmës së artistëve belgë teksa po përgatisnin paradën e karnavaleve të dielën, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur rëndë 10 të tjerë.

Megjithatë incidenti nuk duket të jetë sulm terrorist.

“Në këtë fazë, nuk ka elemente që sugjerojnë se sulmi kishte një motiv terrorist”, tha prokurori Damien Verheyen në një konferencë për shtyp. Policia mohoi raportimet e mediave se makina ishte përfshirë në një ndjekje me shpejtësi të madhe. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin La Louvière.