Ndjenja që ata shfaqën me topin mes këmbëve nuk ishte e njëjtë pasi u larguan nga fushat e blerta. Kështu ndodhi me Wayne Rooney dhe Carlos Tevez, të cilët përkuan në një ekip, te Manchester United për dy vite.

“Ne e plotësonim njëri-tjetrin mirë në sulm, – shpjegoi ish-kapiteni i kombëtares së Anglisë, – sepse me sulmues klasikë si Louis Saha, Ruud van Nistelrooy dhe Robin van Persie duhej të isha “numri 10”, ndërkohë që shkëmbenim pozicionet me të.

Kur humbnim topin ishim dy dema të gatshëm për ta rifituar atë”. Rooney-t do ta kishte pëlqyer këtë harmoni edhe jashtë drejtkëndëshit të gjelbër. “Më pëlqente të luaja me të, – shpjegoi për “The Sun”.

– Për ndeshjet e Champions League shkoja dhe e merrja në shtëpi. Shkonim së bashku në aeroport. Një herë fola me të në udhëtim për gjysmë ore, por ai asgjë. Nuk jam një folës i mirë, por nuk pushova me të, ndërsa Rooney vetëm mërmëriti diçka. Kjo gjë më dhembi shumë, ishte zhgënjimi më i madh i jetës sime”.