Sali Berisha është rikthyer në selinë e Partisë Demokratike.
I shoqëruar nga Edi Paloka, Klevis Balliu, Edmond Spaho dhe Floriana Garo, Berisha i është drejtuar zyrës së Alibeajt për të kërkuar që mos hasen pengesa.
Ish kryeministri ka siguruar se lëvizja e tij do të sjellë ndryshimin për Shqipërinë.
Ndërkohë, më vonë pritet të mbajë edhe një fjalim para grupit të tij.