Roberto Mancini do të duhet të vendosë për të ardhmen në krye të kombëtares italiane pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut në Play off-in e Botërorit Katar2022.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Gabriele Gravina, nuk deklaroi diçka që mund të lidhej me shkarkimin e teknikut, megjithatë i takon këtij të fundit të vendosë pas një turpërimi si ai i së enjtes në mbrëmje.

Tani dilema për Mancinin është, të vazhdojë dhe ringrejë Italinë apo ta mbyllë me kaq?

Trajneri ka kontratë deri në Botërorin e ardhshëm në 2026-ën dhe nëse do të qëndronte, ai do të shpresonte të rikthente Italinë në Kupën e Botës pas plot 12 vitesh. Grupin e ka gati, por me probleme të theksuara në sulm.

Sipas medieve italiane në çdo vendim që do të marrë, FIGC do e mbështesë teknikun italian. Ndonëse nuk do e largojë Mancinin, federate italiane do të vazhdojë të kërkojë për zëvendësuesin e tij dhe duket se ai mund të jetë Fabio Canavaro. Ndërsa mundësi tjetër, që shihet edhe më efektivja është ajo që mban emrin e Carlo Ancelottit.