Sapo ka spastruar listën nga njerëzit e dyshimtë Sali Berisha ka nisur të furnizojë anëtarët e grupit të whatsapp-it të PD, si dhe gazetarë te besuar të tyre, me shkrime të paguara kundër sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Një i tillë është dhe ky që duken në foton e mësipërme, ku Blinken akuzohet nga lobistë republikanë si i lidhur me Sorosin, sipas teorive të Berishës.

Edhe pse qesharake në SHBA dhe blogje pa autoritet, ato mjaftojnë për Berishën të mbajë gjallë shpëlarjen e trurit të njerëzve që e mbështesin në PD. Njeriu që i shpërndan është zëdhënsja e tij Floriana Garo, e cila për të ngjarë me Berishën ka dhe tri numrat e fundit të telefonit njësoj. Tema/