Ministria gjermane e Mbrojtjes synon të furnizojë Ukrainën me 2000 armë të tjera antitank Panzerfaust nga stoqet e Bundeswehr-it, sipas burimeve.

Ministria ka kërkuar miratimin për dërgesën nga Këshilli Federal i Sigurimit, një komitet qeveritar që merret me politikën e sigurisë dhe eksportet e armëve.

Forcat e armatosura ukrainase kanë marrë tashmë 1,000 armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër Stinger nga stoqet e Bundeswehr-it, si dhe 500 nga rreth 2,700 raketa Strela nga rezervat e tjera në Gjermani.

Megjithatë, presidenti ukrainas Vladimir Zelensky i ka kërkuar Berlinit që të dërgojë më shumë armë mbrojtëse në vendin e tij për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.