Sezoni i parë i “Big Brother VIP” rezultoi shumë i suksesshëm dhe personazhet e ndodhitë brenda mureve të shtëpisë vazhdojnë të komentohen.
E meqë publiku është ende kureshtar, “Big Brother VIP” ka menduar një surpizë të fundit për të gjithë ndjekësit. Stafi ka vendosur të publikojë disa fragmente gjatë prapaskenave të punës 4- mujore në formën e një dokumentari.
Dokumentari është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj dhe përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, dënimet e vendosura, lojërat e madje edhe disa ‘sekrete’ të cilat nuk janë publikuar asnjëherë gjatë transmetimeve ‘live’.