5710 trupa, është bilanci i humbjeve të Rusisë në ditën e gjashtë të sulmit në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar këtë të martë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës përmes një njoftimi zyrtar.

Po nga i njëjti burim, mësohet se në luftën ndaj Ukrainës, Rusia ka humbur 29 avionë, 29 helikopterë, 198 tanke,

77 artileri, 846 makina të blinduara, 24 makina me sistem lëshimi rakete, 2 anije, 305 makina, 60 tanke, 3 mjete ajrore, 7 makina të tjera.