Për më shumë se 16 orë dje dhe sot, faqet Shqiptarja.com dhe Report-tv.al kanë qenë në qendër të një sulmi kibernetik me përmasa të paprecedentë. Eshtë një aktivitet kriminal i mirfilltë me pagesë, që dikush e ka vendosur ta porosisë për të dëmtuar median tonë.
Për më shumë se 11 orë dje dhe 5 orë të tjera sot, faqet Shqiptarja.com dhe Report-tv.al kanë qenë në qendër të një sulmi kibernetik me përmasa të paprecedentë. Sulmi i tipit “ddos” simulon hyrjen në të njëjtën kohë në portale të miliona kompjuterave, duke bërë në këtë mënyrë të pamundur akses në lajme. Sulmi i pare nisi dje pak minuta pas orës 18.00 dhe ka vazhduar deri ne ora 5:00 te mengjesit te dites se sotme. Sulmi i dytë ka filluar sot në orën 14:00 dhe u neutralizua më në fund nga specialistët tanë në orën 19:30.
Specialistët dhe eskpertët e huaj që manaxhojnë serverin tonë thonë se një sulm me përmasa të tilla nuk ndodh shpesh dhe nuk ndodh rastësisht. Pra nuk duket një aksion vullnetar i ndonjë hackeri 15 vjecar, por një sulm i mirë menduar dhe i mirë organizuar, dhe me siguri i realizuar me porosi. Pra porosi përkundër një shpërblimi që mund të arrijë deri në disa mjiëra dollarë për t’u paguar në bitcoin.
Shqiptarja.com dhe të Report-tv.al frikëson ata që duan të mashtrojnë me gënjeshtra, me shpifje, me premtime të parealizueshme. Këto sisteme të mëdha genjeshtrash nuk funksionojnë nëse ka zëra si i yni që i zbulojnë fytyrën, duke sjellë fakte dhe duke përdorur logjikën në vend të ideologjisë së verbër. Duke përdorur arsyen dhe inteligjencën në vend të urrejtjes. Ja përse u përpoqën të na mbyllin: kanë frikë nga qytetaria jonë.
Por jua kujtojmë edhe njëherë: Nuk arritën të na mbyllnin gojën atëherë, nuk do të arrijnë as tani!