Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell viziton sot Tiranën ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Borrel eshte shprehur se Shqipëria i ka përmbushur me kohë tashmë të gjitha kushtet që për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.

‘Shqipëria i ka përmbushur me kohë tashmë të gjitha kushtet që për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE dhe edhe njëhere e përsëris më zë të fortë e them dhe e mbështesë punën që bëhet. Unë do të vazhdoj të mbështes çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze. Nuk është një datw e caktuar po është horizoniti dhe koha për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe më besoni zoti kryeministër kur ju them se unë dhe kolegët e mi nënkomisionerë dhe komisionerë Oliver, që është për çështjet e zgjerimit jemi të gjithë të përkushtuar dhe të angazhuar. Të gjitha institucionet e kanë kuptuar sot më shumë se kurrë, që ne duhet të pëfaqësojmë europianët të bashkuar me integrimin e Ballkanit Perëndimor. Kjo duhet përmbushur brenda kohës konkrete, pra brenda presidencës franceze.”, theksoi Borrel.