Ajo që po ndodh në Mariupol është një krim i madh lufte, diçka e tmerrshme që ne duhet ta dënojmë drejtpërdrejt, pasi qyteti është plotësisht i shkatërruar, deklaroi përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell.
”Kjo nuk është luftë, por shkatërrim i një vendi ku nuk merren parasysh ligjet e luftës, sepse edhe lufta ka ligje. Moralisht, Rusia e ka humbur legjitimitetin”, deklaroi Borrell.
”Bombardimet pa dallim po shkatërrojnë qytetin dhe po i vrasin të gjithë. Putini meriton dënimin më të fortë nga bota e qytetëruar”, theksoi ai.
”Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojë sanksionet ndaj sektorit energjetik rus. Disa vende, si Lituania dhe Irlanda, janë tashmë në favor”, shtoi Borrell.