Kryeministri Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar Grupin Wagner, një organizatë që është cilësuar si ushtria private e Vladimir Putinit, shkruan BBC
“Ne duhet të rrisim mbështetjen tonë, dhe të shtojnë sanksionet kundër Putinit, siç kemi bërë deri më tani, duke sanksionuar grupin e mercenarëve Wagner,” tha Johnson.
Përpara samitit në Bruksel, Johnson tha se Putin është i vendosur të dyfishojë dhunën dhe agresionin kundër popullit të Ukrainës. Kryeministri britanik tha se ukrainasit kanë dëshmuar se sa shumë e duan dhe besojnë në vendin e tyre dhe se janë të gatshëm të luftojnë me forcat ruse për të mbrojtur çdo cep të vendit.
“Liderët botërorë duhet të jenë të përgatitur për t’i ndihmuar ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre”, theksoi Johnson.